Vazat me mbulesa

“Princeshat e Hifdh Kids-it”

Sot u mbajt ceremonia e titulluar “Princeshat e Hifdh Kidsit” dedikuar 15 vajzave të mbuluara të kësaj Akademie.

Ëmbëlsinë e kësaj ceremonie ia shtoi edhe nxënësja Genisa Beka, e cila në këtë ditë të bekuar xhumaje vendosi ta praktikojë urdhërin e Allahut-mbulesen.

Ajo dhe 15 vajzat e tjera vendosën mbi kokat e tyre nga një perlë nderi, krenarie e devotshmërie.

Organizimi i tillë është motivues për gjeneratat e së ardhmes sonë, që t’i kthehemi urdhërave të Zotit, vlerave, moralit Islam, sepse kjo është rruga e vetme e sigurtë!

Urojmë që nxënësit e kësaj Akademie të vazhdojnë me sukseset e tyre, që po i kurorëzojnë dita-ditës, e ajetet e mësuara përmendësh, t’i kthejnë përherë në praktikë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *