Lexo. mëso. memorizo.
“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur'anin dhe ua mëson të tjerëve.”

Rreth Nesh
Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar juve!
Me te përfunduar Hifzin, te inspiruara nga shpërblimet qe Allahu ka garantuar për ate qe mëson Kur’ani dhe ua mëson të tjerëve, si dhe në anën tjetër të preukupuara nga rrethanat e shoqërisë ne te cilën po jetojmë, duke e parë mungesën ne aspektin e Hifzit tek fëmijët, muhafizet e kësaj akademie Hfz. Rineta Nitaj dhe Hfz. Fatime Nitaj vendosën themelimin e një vatre si “Hifdh Kids”-i duke dashur të mbjellin traditën e Hifzit në Kosovë, e që më e mira që mund të sjellnin ishte: “Të kontribuarit në mbarëvajtjen e traditës se Hifzit, posaqërisht tek fëmijët”.

Klasifikimi i klasave në Akademinë e Kur’anit “HIFDH KIDS”
Në këtë akademi ekzistojnë 4 nivele klasash

Klasa e shkronjave.
Klasa e shkronjave: brenda nje ore mesimore nxënësit ne nivelin e shkronjave mund te arrijnë:

Klasa e leximit fillestar.
Pasi qe nxënësi te ketë përfunduar mësimin e shkronjave te Kur’anit, pas një testimi, kalon ne nivelin tjetër, përkatësisht ne nielin e leximit.

Klasa e hatmes grupore.
Klasa e hatmes grupore: hatmeja grupore nënkupton leximin e disa ajeteve brenda ore nga mësuesja, pastaj leximi nga secili nxënës të njëjtat ajete, duke i përvetësuar gradualisht edhe mësimet e texhvidit.
Pse ne
Përvoja më e mirë e mësimit të hershëm
- Qasje holistike
- Mësuese të pasionuara
- Mbikëqyrje për të mbajtur fëmijët
Mirësia
Kërko mënyrën, formën dhe kohën e duhur për t’i ofruar nxënësit mësimin, kjo është mirësia e frytit që mund ta korrësh tek ai pasi t’a mbjellwsh atw! Mirësia e transmetuar tek të tjerët buron nga ajo që është brenda teje, andaj ndaje atw me të tjerët, kjo wshtw më mirë se t’a mbash vetem brenda vetes!…
Kreativiteti
Kreativiteti përgjatë punës me fëmijë nxitë në shtimin e intesitetit të suksesit të punës suaj!...
Buzëqeshja
Të ofruarit nxënësit komoditetin e të mësuarit, shoqëruar me buzëqeshje e jo presion, do të mund të të ndihmojë në arritjen e synimit të kërkuar!...
Argëtimi
Argëtimi tek fëmijët është shumë I rëndësishëm, bëji ata përmes tij të duan mësim, pastaj t’a perceptojnë atë!...






Aktivitetet e përditshme/javore/mujore/vjetore
E projektuar për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë potencialin e tyre
Aktivitete Ditore
zgjedhja e nxënësve të dalluar të ditës, lojëra psikologjike që lehtësojnë mësimin e ajeteve kur’anore, gara në dhikër etj…
Aktivitete Mujore
vepra bamirësie, ceremoni të përfundimit të xhuzave Kur’anorë…
Aktivitete Javore
përzgjedhja e nxënësve te dalluar të javës, publikime të sureve në prag të ditës së xhuma, mesazhe inspiruese javore…
Aktivitete Vjetore
programe të arritjeve vjetore të nxënësve, përzgjedhja dhe shpërblimi i nxënësve te dalluar të vitit, gara, organizim të iftareve të përbashkëta me nxënës, shëtitje vjetore, mësim intenziv - shkollë verore…