Rreth Nesh
Themelimi i Akademisë së Kur’anit “HIFDH KIDS”
Drejtoria Fetaro-Arsimore e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës më 13 korrik të vitit 2021 ka nisur projektin e ri për mësimin e Kuranit përmendsh për fëmijë.
Në pritjen e organizuar për fëmijë, me rastin e regjistrimit të tyre në këtë akademi, qe i pranishëm edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili uroi dhe përgëzoi të gjithë nxënësit që kanë shprehur interesimin e tyre për t’u bërë pjesë e akademisë së hifzit, për ta mësuar përmendsh fjalën e Allahut. Ai para fëmijëve përmendi vlerën dhe rëndësinë që ka mësimi përmendsh i fjalës së Allahut.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka thënë se kjo iniciativë është një prioritet i radhës i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai tha se mësim-besimi në përgjithësi dhe mësimi përmendsh i Kuranit, hifzi, mbeten përkushtimi i vazhdueshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai përgëzoi të gjithë nxënësit për gatishmërinë e tyre për të qenë pjesëmarrës në këtë akademi.
Aty ku begatitë janë të panumërta
Aty ku ka optimizëm
Aty ku mësohet durimi
Aty ku ka unitet
Aty ku mësimi vihet në praktikë
Aty ku promovohet vlera
Aty ku cdo gjë thuhet me butësi
Aty ku ciltërsia kalitet
Aty ku pranohet diversiteti
Aty ku oksigjeni mirret më lirshëm
Mission
Klasifikimi i klasave në Akademinë e Kur’anit “HIFDH KIDS”
Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” që nga fillimi i funksionimit të saj numëron gjithsej 630 nxënës, disa nga të cilët kanë mësuar leximin e Kur’anit dhe janë pajisur me mirënjohje.
Aktualisht kjo akademi posedon 330 nxënës, në 17 shtete të botës. Mësimi zhvillohet në mënyrë fizike dhe përmes platformës online.
Në këtë akademi ekzistojnë 4 nivele klasash:
- Klasa e shkronjave,
- Klasa e leximit fillestar,
- Klasa e hatmes grupore dhe
- Klasa e Hifzit.
- Klasa e shkronjave: brenda nje ore mesimore nxënësit ne nivelin e shkronjave mund te arrijnë:
- Të mësojnë karakteristikat e veçanta të asaj shkronje.
- TË mësojë vendnyjëtimin e shkronjës dhe artikulimin e drejtë të saj.
- Te rrumbullakesojë shkronjën në sure të veçanta, , jo rastësore por që fillojnë me shkronjën e njëjtë që ka vet shkronja.
- Për secilën shkronjë janë sjellë figura figura të ndryshme (gjymtyrë trupi, shpend, gjësend, numër) që ngjasojnë me shkronjat përkatëse, shoqëruar edhe me lojëra “gjej fjalën” për ta bërë sa më atraktive mësimin e shkronjave të Kur’anit tek fëmijët.
- Për secilën shkronjë është përdorur rubrika e shkronjave me pika të ndërprera, për t’ia mundësuar nxënësit të arrijë ta shënojë drejt, saktë dhe lehtë shkronjën përkatëse, të cilat janë të paraqitura në materialin e punuar nga vetë muhafizet e kësaj akademie.
- Klasa e leximit fillestar:- Pasi qe nxënësi te ketë përfunduar mësimin e shkronjave te Kur’anit, pas një testimi, kalon ne nivelin tjetër, përkatësisht ne nielin e leximit.
Ne këtë nivel nxënësit lexojnë ngadalë, gjegjësisht me formën e leximit “tahkik”, duke u munduar te shqiptojnë shkronjat sa me drejtë dhe saktë. Përveç kësaj, gjatë leximit, pajisen edhe me rregulla të texhvidit duke përvetësuar leximin e drejtë e mirë të artikulueshëm.
2. Klasa e hatmes grupore: hatmeja grupore nënkupton leximin e disa ajeteve brenda ore nga mësuesja, pastaj leximi nga secili nxënës të njëjtat ajete, duke i përvetësuar gradualisht edhe mësimet e texhvidit.
Gjatë këtij sesioni arrijnë të mësojnë përmendësh edhe:
Xhuzin Amme,
Suren Jasin
Suren Rrahman.
Suren Mulk , te cilat sure jane edhe sure parapergaditore per te filluar rrugetimin drejt Hifzit.
Përveç mësimit të Kur’anit përmendësh,” Hifdh Kids” njihet edhe për aktivitetet e shumta qe organizon me nxënësit, në mënyrë që Kur’ani të mos jetë vetëm mësim “teorik”, por që çdo ajet të mësuar përmendësh, të jetë i ngulitur në praktikën e tyre.
Zakonisht aktivitetet bëhen të inspiruara nga ajetet kur’anore, nga këshillat profetike si dhe duke përjetuar aktualitetin, mundohemi që veset e këqija t’i evitojmë përmes kampanjave vetëdijësuese si dhe aktivitete të tjera kulturore me përmbajtje atdhetare, kjo me qëllimin e vetëm qe përveç mësimit përmendësh, te praktikojnë ajetet dhe te dine për shume për Islamin në përgjithësi, e vlerën e Kur’anit në veçanti.
Aktivitetet që zhvillohen në këtë akademi
Rrugëtimi i akademisë “HIFDH KIDS” – sfidat
Me te përfunduar Hifzin, te inspiruara nga shpërblimet qe Allahu ka garantuar për ate qe mëson Kur’ani dhe ua mëson të tjerëve, si dhe në anën tjetër të preukupuara nga rrethanat e shoqërisë ne te cilën po jetojmë, duke e parë mungesën ne aspektin e Hifzit tek fëmijët, muhafizet e kësaj akademie Hfz. Rineta Nitaj dhe Hfz. Fatime Nitaj vendosën themelimin e një vatre si “Hifdh Kids”-i duke dashur të mbjellin traditën e Hifzit në Kosovë, e që më e mira që mund të sjellnin ishte: “Të kontribuarit në mbarëvajtjen e traditës se Hifzit, posaqërisht tek fëmijët”.
Kështu, me të përfunduar Hifzin, të përmbushura aq shumë shpirtërisht , të nderuara me epitetin me të lartë që krijesa-njeri mund ta posedojë , ato së bashku si çdo here tjetër i dhanë një premtim Zotit:
“Me lejen Tende Zot, do të mundohemi t’a misherojmë Kur’anin në çdo shtepi”.
Filluan me një grup te vogël nxënësish ne menyrë vullnetare, por interesimi i madh në këtë fushë. Ishte pikërisht viti 2019, ku te gjithë ishin te preokupuar nga virusi korona dhe tejet te frikësuar.
Aktivitetet e tyre aq shume u mirëpriten saqë “HIFDH KIDSI” u bë një shtëpi që frymëzonte çdo shtëpi, e madje tejkalonte çdo kufi.
Ajo që e forcoi edhe me tej vazhdimin e këtij projeki , ishin pikërisht fjalët e shumë nënave si nga zonat periferike e të largëta të Kosoves ashtu edhe të Diasporës : ”Sa do te donim qe edhe fëmijet tanë nga larg , të mos e humbin fenë islame , pasi mundesite tona janë të komplikuara , duhet kaluar qytetin për të shkuar në xhami …madje as Kur’an nuk gjejmë dot”.
Ky projekt u mirëprit nga Myftiu i republikës së Kosovës – Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, falë të cilëve, tanimë ‘Hifdh Kidsi” bën 2 vite që funksionon si akademi për mësimin e Kur’anit Famëlartë, në kuadër të Bashkësisë Islame.