TAKONI MËSUESET

Mesueset

Hfz. Rineta Nitaj

E lindur me 08.08.1997 në Prishtinë. Shkollën fillore e përfundoi në Dranoc të Deçanit sh.f. “Sylë Alaj”, gjegjësisht deri në klasën e 7-të, klasën e 8- të në sh.f  “Elena Gjika” në Prishtinë, ndërsa klasën e 9- të në sh.f. “Nazim Gafurri në Prishtinë.

Shkollën e mesme e përfundoi në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë në vitin 2017, me ç’rast u zgjodh dy herë rradhazi nxënëse e dalluar e klasës, ndërsa e përfundoi Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, duke u kurorëzuar si nxënëse e dalluar e shkollës. 

Më pas fakultetin e përfundoi në Fakultetin Islamik në Prishtinë në vitin 2021, poashtu edhe Masterin në vitin 2022.

Ka marrë pjesë në gara vendore dhe ndërkombëtare, me përmbajtje fetare dhe shkencore.

Gjatë viteve 2016- 2018 ishte mësuese e Kur’anit në një nga qendrat për mësim të Kur’anit në “Al Qayrawan”, në Kajro të Egjiptit, në të cilën qendër ua përcillte Hifzin nxënësve nga e mbarë bota, në mënyrë online, në gjuhën arabe dhe atë angleze.

Ka marrë pjesë në seminare të ndryshme shkencore, fetare, kulturore si në Kosovë, ashtu edhe jashtë vendit, në gjuhën shqipe, angleze dhe atë arabe, si : trajnime në dialogun ndërfetar, të organizuar  nga OSCE, “Youth camp on promotion of cultural and religious diversitiesand inter-faith dialogue, “Motivation training” e organizuar nga GIZ|(German cooperation), “Yunus Entre Tustiresinin Halkboosk in desteğiyle yaruttuga Ustadan Ciraga projasi kepsamunda, 2014-2015 yıllarnia Prestne Aladdin Medresest ride qalan hat kuslacion katifaruk bu belggys almaya hak koranifigr”, “Auto Cad”, “Mc project”, etj.

Në mars të vitit 2019, mori pjesë në garën ndërkombëtare në Doha të Katarit, si përfaqëuese e studentëve të Fakultetit Islamik në “Qatar Debate”.

Që nga viti 2019, mësimin me nxënësit e ka zhvilluar në mënyrë vullnetare, sidomos në ohën e pandemisë, ku një numër i madh nxënësish gjenin prehje në mësimin e ajeteve kur’anore përgjatë sfidës që njerëzimi kalonte atë kohë. Në korrik të vitit 2021, është e punësuar në Bashkësinë Islame të Kosovës, me punën e saj si muhafize, në akademinë e Kur’anit “Hifdh Kids”, merret me mësimin e shkronjave të Kur’anit, leximin e drejtë të Kur’anit dhe mësimin e shkencës së Texhvidit, si dhe ua përcjell Hifzin nxënësve nga e mbarë bota.

Është hafize e Kur’anit Famëlartë, i cili i është përcjellë nga shejhat e Medinës, në xhaminë e Pejgamberit a.s. Është e çertifikuar në leximin e Kur’anit, në qendra për mësimin dhe licencimin e Kur’anit El-Enwar, dega e 6 -të, Jordan si dhe në Kiraetin Hafs an Asim Gajb, në Kajro të Egjiptit, në zingjir e 27-ta, si dhe vazhdon me licensimin në kiraetet e tjera të Kur’anit Famëlartë në Kajro të Egjiptit.

Përpos shërbimit ndaj Kur’anit, është edhe pasionante e kaligrafisë islame.

Pos gjuhës amë, zotëron gjuhën arabe dhe angleze.

Mesueset

Hfz. Fatime Nitaj

E lindur me 28.10.1999 në Prishtinë. Shkollën fillore e përfundoi në Dranoc të Deçanit sh.f. “Sylë Alaj”, gjegjësisht deri në klasën e 6- të, klasën e 7- tën në sh.f.  “Elena Gjika” në Prishtinë, ndërsa klasën e 8-të dhe të 9- të në sh.f. “Nazim Gafurri në Prishtinë.

Shkollën e mesme e përfundoi në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë në vitin 2018, me ç’rast u zgjodh dy herë rradhazi nxënëse e dalluar e klasës, ndërsa e përfundoi Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, duke u kurorëzuar si nxënëse e dalluar e shkollës. 

Më pas fakultetin e përfundoi në Fakultetin Islamik në Prishtinë në vitin 2022, poashtu edhe Masterin në vitin 2023.