Çështja e parë: Zemra – aparat i të kuptuarit dhe i të menduarit
Në këtë hyrje biseda shkurtimisht do të trajtohet nga dy aspekte:
1- Zemra konsiderohet aparat i të kuptuarit dhe logjikës;
2- Zemra është në duart e Allahut, të Vetmit, që nuk ka shok.
Sa i përket aspektit të parë, lidhur me këtë flasin shumë argumente. Ekzistojnë më se njëqind ajete kuranore, porse në këtë pjesë do të mjaftohem me përmendjen e vetëm tri prej tyre, të cilat kanë argumentim të qartë në këtë çështje. Ato janë: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin).” (Kehf, 57)
Fjala e Allahut të Lartësuar: “Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (Haxh, 46)
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar: “Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor.” (Ahzab, 4)