Nxënia përmendsh e Kuranit është baza për ta studiuar Kuranin:

Allahu e përshkroi Kuranin me këto fjalë: “Përkundrazi! Ai (Kurani) është shpallje e qartë në zemrat e atyre, të cilëve u është dhënë dija…” (El-Ankebut: 49)

Po ashtu, në një Hadith kudsij, Allahu i thotë të Dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem): “O Muhamed, të Dërgova të të sprovoj dhe me ty t’i sprovoj të tjerët. Ta dhash një Libër (Kuranin) që nuk e lan uji (d.m.th. mbetet në çdo kohë i ruajtur në gjokset e njerëzve), e ti e ke të ruajtur atë (e di përmendsh) kur je në gjumë dhe i zgjuar.”

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e këtij Hadithi thotë: “Hadithi tregon që Kurani është i ruajtur në gjokse, nuk humb asnjëherë dhe në asnjë kohë.”

Një nga argumentimet e bukura në këtë pikë është argumentimi i Ebu Fadl er-Razijut, Allahu e mëshiroftë i cili tha: “Allahu nuk e zbriti Kuranin grumbull për një herë si librat e tjerë (Teuratin, Inxhilin dhe Zeburin), po e zbriti pjesë-pjesë dhe të shpërndarë; herë një ajet e herë dy ajete, pastaj sure, e herë një tregim, përbrenda një periudhe kohore mbi njëzet vjet. Mundësia e vetme për ta ruajtur ishte nxënia përmendsh, e në nxënien përmendsh të Kuranit barazoheshin kokëtrashi dhe mendjeholli, ahmaku dhe inteligjenti, i papuni dhe i angazhuari, analfabeti dhe i dituri. Këto gjenerata dhe këta breza ishin shëmbëlltyrë dhe motivim për brezat e rinj se si duhet bartur Kurani, nëpërmjet memorizimt dhe shqiptimit të tij.”

📖Shkëputje nga Libri ‘NXËNIA PËRMENDSH E KURANIT’
✍️Muhamed Ed-Duvejsh