SHËTITJA VERORE ME NXËNËSIT E “HIFDH KIDS”-IT

Me rastin e përfundimit të shkollës verore, ditën e shtunë më 13/08/2022 u organizua edhe shëtitja verore me një grup nxënësish të “Hifdh Kids”-it ne Grykën e Rugovës dhe Bogë.

Nxënësit patën mundësinë që përmes kësaj shëtitje të shohin nga afër mrekullitë që Allahu xh.sh krijoi në sipërfaqen e tokës, begati këto që na relaksuan tejmase dhe na dhanë energji pozitive.

Bukuritë e krijuara të Allahut xh.sh u shoqëruan edhe me tekbire e salavate nga nxënësit si falënderim ndaj Allahut Fuqiplotë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *