Të garojmë së bashku në klasë!

Pjesë e programit mësimor të Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids” është edhe mekanizmi i ashtuquajtur “numëruesi”, i cili iu dhurua nxënësve në shenjë dhurate, motivimi dhe nxitjeje për mësim dhe atraktivitet në të njëtën kohë.

Me këtë numërues arrijmë të bëjmë gjëra të mëdha dhe dobiprurëse brenda orës mësimore me nxënës, si:

Nxënësit fillojnë orën me dhikër: La ilahe ilAllah, Allahu Ekber, Elhamdulilah, SubhanAllah, SubhanAllahi we bihamidi, SubhanAllahil Adhim, Allahume sali we selim ale nebijine Muhamed…

– Me të nxënësit numërojnë leximin e ajeteve që mësojnë përmendsh brenda orës mësimore.

– Nxitë nxënësit që të garojnë me njëri-tjetrin se cili ka arritur të bëjë më shumë dhikr, me ç’rast ai që ka arritur të bëjë më së shumti do të zgjidhet nxënësi i dalluar duke fituar shpërblime më të mëdha dhe dhuratë nga mësueset në fund të orës mësimore.

– Dhikri bëhet traditë e jetës së përditshme të nxënësve.

– Mbi të gjitha, të dhënit fëmijëve pak dhe me dashuri do të thotë shumë…!

Një dhuratë e vogël, por e mbështjellë me dashuri, buzëqeshje e vlerësim mund të nxitë motivin tek ta në mësim dhe çdo aspekt tjetër në jetën e tyre!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *