150 nxënës të “Hifdh Kids”-it mirëpresin me manifestim muajin e bekuar-Ramazan!

“ Mirë se vjen Ramazan”

ishte organizimi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit nga muhafizet e kësaj akademie hfz. Rineta Nitaj dhe hfz. Fatime Nitaj.

këtë program morën pjesë rreth 150 nxënës nga Kosova me rrethinë përfshirë nxënës që prezentojnë mësimin fizik dhe disa nga nxënësit që vijojnë mësimin në mënyrë online.

Ky manifestim u pasurua me:

🔸recitime nga Kur’ani

🔸ilahi

🔸shpërndarje të dhuratave të përgatitura enkas për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Me ç’rast u shpërnda edhe nga një ditar aktivitetesh për Ramazanin, te titulluar : “Ditari im i Ramazanit”, që përmban një mori aktivitetesh që nxënësit do të mund të zhvillojnë përgjatë këtij muaji të bekuar të punuara nga vet muhafizet e kësaj akademie hfz.Rineta Nitaj dhe hfz. Fatime Nitaj, në mënyrë që koha në këtë muaj të shfrytëzohet sa më shumë me atraktivitete islame dhe produktiviteti i fëmijëve muslimanë të jetë sa më i madh!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *