CEREMONIA E PËRFUNDIMIT TË XHUZIT AMME NGA NXËNËSET: TUANA HASANAJ & ESMA KOPRANI

Dy gëzime në një ditë, nga e njëjta familje!

Falë Zotit xh.sh në prag të muajit të Ramazanit, arritën që edhe dy nxënëse të përfundojnë mësimin përmendësh të xhuzit Amme, me ç’rast muhafizet e kësaj Akademie të Kur’anit: hfz. Rineta Nitaj dhe hfz. Fatime Nitaj organizuan një ceremoni për këtë, ku pjesëmarrës ishin 50 nxënës si dhe familjarë të nxënseve në fjalë.

emocionuesja ishin fjalët e nxënseve drejtuar nënave të tyre prezente, kur muhafizet e kësaj akademie iu drejtuan me pyetjen se si ishte përshtypja juaj kur përfunduat xhuzin Amme?

Ato u përgjigjën : “Ndihemi shumë të lumtura e të kënaqura… Për ta mësuar xhuzin Amme kishim edhe vështirësi, por arritëm t’i kalonim me ndihmën e familjarëve dhe mësueseve!

Ndonjëherë vinim të lodhura nga shkolla, ndonëherë donim ta vazhdonim lojën, por kur e kujtonim kurorën që do t’i vendosnim prindërve në Xhenet, e ndërprenim lojën dhe vazhdonim mësimin e Kur’anit.”

KRENARI, LUMTURI për të parë teksa rritet një gjeneratë e tillë, që po arrijnë të mësojnë Fjalën e Zotit xh.sh!

Programi u përmbyll me urata, përgëzime e përqafime nga bashkëmoshatarët.

Përgëzime për secilin fëmijë që Kur’anin përveçse e bartë në duar, mundohet ta praktikojë dhe e mban edhe në mendjen e tij!

“…lexo dhe ngritu! Lexo ashtu siç lexoje edhe ne dynja sepse grada jote do të jetë deri në ajetin e fundit që do ta lexosh!” [Hadith]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *