Në minutat e fundit te orës mesimore, nxënësit rreshtohen symbyllur e duar-hapur në mënyrë që dhuratat t’iu vendosen në duart e atyre që kanë mësuar më së shumti ajete.
Kësaj here, nuk zgjodhëm vetëm një, por të gjithë ishin fitues.
Nxënësit, duke pritur fituesin e ditës, befas, kur ngritën duart lartë, panë se të gjithë kishin dhurata në duar!
Të befasuar, të lumtur e përplot buzëqeshje ishin fytyrat e tyre….
Sot fitues jo rastësisht ishin të gjithë….
Zgjedhja e “një nxënësi të dalluar” është nxitje në mësim të shumë ajeteve, por jo t’i zbehë të tjerët ngase të gjithë janë fitues.
Andaj, sot iu thamë që fitues është çdokush që hyn në këtë derë e renditet në mesin e atyre që mësojnë Fjalën e Allahut xh.sh.
Përmes dhuratave arrijmë që t’ua përcjellim mesazhin nxënësve që sukses është të mësosh, e përmes garës t’i stërvitim për sfidat që jeta do t’ua servojë në vazhdimësi!….