Ceremonia e përfundimit të xhuzit Amme nga nxënësi Muxhahid Ademi

Nxënësi Muxhahid Ademi falë Zotit xh.sh arriti të përfundojë memorizimin e xhuzit AMME.

Me ç’rast u organizua ceremoni festive nga muhafizet e kësaj Akademie hfz. Rineta Nitaj dhe hfz. Fatime Nitaj.

Pjesëmarrës ishin 43 nxënës dhe e ftuar nderi ishte përfaqësuesja e DG-së, Dr. Florentina Tërmkolli, me ç’rast iu drejtua me një fjalë rasti nxënësve të kësaj Akademie të Kur’anit dhe uroi që ky rrugëtim që kanë nisur Allahu t’ua lehtësojë dhe shpërblejë me kurorëzimin sa më të shpejtë të titullit “hafiz”.

Përgëzime për secilin fëmijë që Kur’anin përveçse e bartë në duar, mundohet ta praktikojë dhe e mban edhe në mendjen e tij!

“…Lexo dhe ngritu! Lexo ashtu siç lexoje edhe ne dynja sepse grada jote do të jetë deri në ajetin e fundit që do ta lexosh!”[Hadith]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *