Ceremonia e përfundimit të xhuzit Amme nga nxënësja Esma Koprani

Sot, falë Zotit xh.sh nxënësja ESMA KOPRANI përfundoi xhuzin AMME, me ç’rast muhafizet e kësaj akademie të Kur’anit: hfz. Rineta dhe hfz. Fatime Nitaj organizuan një ceremoni për të, ku pjesëmarrës ishin 50 nxënës si dhe familjarë të nxënëses në fjalë.

Ceremonia u hap me fjalë përshëndetëse nga mësueset e kësaj akademie, më pas u dëgjuan edhe ajetet e fundit të xhuzit Amme nga nxënësja Esma Koprani.

Programi u përmbyll me urata, përgëzime e përqafime nga bashkëmoshatarët.

Përgëzime për secilin fëmijë që Kur’anin përveçse e bartë në duar, mundohet ta praktikojë dhe e mban edhe në mendjen e tij!

“…Lexo dhe ngritu! Lexo ashtu siç lexoje edhe ne dynja sepse grada jote do të jetë deri në ajetin e fundit që do ta lexosh!”[Hadith]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *