Me rastin e këtij manifestimi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, bëri shpërndarjen e certifikatave për secilin nxënës që arriti të përfundojë me sukses këtë mësim intenziv, i cili njëkohësisht u njoh me arritjet e nxënësve.
“Hifdh Kids” përmbylli me sukses “Shkollën verore”, e cila përfshiu mësimin intenziv të Kuranit gjatë një muaji rresht.
Gjatë këtij muaji nxënësit arritën:
• Të përvetësonin më shumë leximin e rrjedhshëm të Kuranit;
• Të përsërisnin pjesët e mësuara përmendësh.
• Një numër i konsiderueshëm arritën të memorizonin suren Jasin.
• Të tjerë memorizuan 10 suret e fundit të xhuzit Amme me sukses.
Pjesë e orarit të shkollës verore ishin edhe lojëra të ndryshme me përmbajtje fetaro-kulturore, me synimin e motivimit të nxënësve drejt këtij rrugëtimi të ndritur.
Mësueset Hfz. Rineta Nitaj fhe Hfz. Fatime Nitaj u ndanë të kënaqura me sukseset e tyre, por padyshim me vullnetin, punën e pareshtur, përkushtimin e motivimin ndaj nxënësve në vazhdimësi uruan që kjo gjeneratë dhe të tjerat në vazhdim të memorizojnë Kuranin dhe të veprojnë përherë konform tij.