“MIRUPAFSHIM RAMAZAN!”

Përmbyllja e muajit Ramazan me nxënësit e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”

Atmosfera e këtij muaji të bekuar ishte e veçantë në Akademinë “Hifdh Kids”.

Iftaret ishin më të veçanta, sepse shumica e fëmijëve të artë të kësaj Akademie, agjëronin….

Jo vetëm që agjëronin, por e ndjenin përjetimin që e dhuron agjërimi….

Fytyrat e bukura të femijëve te zbukuruara edhe më shumë me buzëqeshjen e tyre nuk na munguan çdo natë….

Leximi i Kur’anit, përsëritja e sureve, hatmeja grupore ishin pjesë kyçe e planprogramit ditor të secilit nxënës me ndihmën e dy muhafizeve: Hfz. Rineta Nitaj dhe Hfz. Fatime Nitaj.

Çdo ditë nuk mungonin as videomesazhet nga nxënësit, mesazhe këto që pasqyronin realitetitin e përditshëm të modelit të një fëmije musliman.

Teravitë ishin më të ëmbla, sepse me faljen e tyre u sfiduan një numër i madh nxënësish, të cilët e realizuan me sukses dhe dëshirë të madhe….

Po e përmbyllim këtë muaj…!

Po e përmbyllim me duanë nga zemra:

O Allah, na fal, se Ti je Falës dhe e don faljen!

O Zot na bëj prej njerezve, me punen dhe veprat e të cilëve Ti mbi të gjithë je i kënaqur!

O Zot, na gëzo me pritjen e lajmit të bukur edhe vitin tjetër: Pritjen e një muaji të bekuar si ky – muajit Ramazan!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *