Një vepër bamirësie më ndryshe!

Akademia “Hifdh Kids” në mënyrë që nxënësit të vijojnë mësimin sa më shumë me suksese në mësimin e Kuranit dhe të jenë sa më të përpiktë, mori një vendim për një muaj të plotë…

Mësueset çdoherë shpërblejnë nxënësit për arritjet e tyre, por duke mos dashur te kenë ndonjë lëshim të mundshëm ndaj rregullave të klasës, vendosën këto “masa ndëshkuese”:

5 cent për çdo gabim të pjesëve mësimore të Kuranit!

10 cent per çdo vonesë në klasë!

50 cent për çdo mungesë eventuale në orën mësimore!

Mirëpo kusht ishte që këto ndëshkime materiale të paguheshim vetëm nga paratë e fëmijëve, të cilat ua japin prindërit, por jo t’ua marrin atyre….

Kështu, muaji u përmbyll më ndryshe….

Mungesat u pakësuan….

Nxënësit morën mësim nga ndëshkimet…

Vonesat u asgjësuan….

Gabimet në mësime u pakësuan….

Me ato para u realizua një vepër bamirësie!

Si përfundim, sukseset e nxënësve vazhduan, ndëshkimet patën rezultat dhe me ato para bëmë një vepër bamirësie!

Gjithsej u mblodhën 27.15 €

Ju lutemi mësues/e, nxënësit pranoni si emanet, trajtoni ata në mënyrën më të mirë!

Këshilloni dhe kritikoni kur nuk janë në rrugën e drejtë në menyrën e duhur!

Përdorni metodat më efikase për të rezultuar në sukses!

Mos harroni:

Fëmijët janë qenia më e artë në tokë!

Dhe suksesi i tyre është edhe suksesi juaj!

Mësueset: Hfz. Rineta Nitaj & Hfz. Fatime Nitaj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *