Nxënësit më të vegjël të Akademisë së Kuranit “Hifdh Kids” në njërën prej orëve mësimore u pyetën nga mësueset:

Nxënësit më të vegjël të Akademisë së Kuranit “Hifdh Kids” në njërën prej orëve mësimore u pyetën nga mësueset:

Si e përkufizoni Kuranin me vetëm një fjalë?

Disa u përgjigjën:

Mrekulli

Dashuri

I bukur

Bukuri

I mirë

Pafundësi

Mëshirë

I shenjtë

Shumë i mirë

I veçantë

I ëmbël

Fjala e Zotit

Mrekulli

Shumë i veçantë

Pasuri

Lumturi

Muhamedit a.s i zbriti

Diamant

Shumë i bukur

I çmuar

Lumturi……

Disa që nuk dinin akoma shkrim dhe lexim thanë:

Mësuese ne nuk dimë të shkruajme dhe të lexojmë, atëherë ato i porositën të vizatojnë atë që e ndienin:

Disa vizatuan shenjën e yllit, sepse thanë se ylli është më i ngjashmi me dritën e Kuranit.

Disa vizatuan zemrën, sepse thanë se Kurani ka vend të madh në zemrat e tyre të vogla.

Por, përgjigja më e veçantë ishte e njërit prej më të vegjëlve…….

Ishte i vetmi që nuk e shënoi shpejtë sikur të tjerët, por u mendua e u mendua….., assesi nuk mund t’a gjente të duhurën për t’a përmbledhur kuptimin apo rëndësinë e Kuranit në një fjalë të vetme!

Të nderuar muslimanë, besimtarë të devotshëm, e ju dashamirës të Librit të Zotit-Kuranit!

Kjo ishte përgjigja më e saktë, edhe pse të gjithë u përgjigjën në mënyrën më të bukur.., por me të vërtete Kurani është libër, i cili vështirë mund të përkufizohet në një fjalë të vetme…

Është i vetmi libër i kompletuar në të gjitha aspektet, me mësimet e së cilit po punuam ia dolëm!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *