Gjatë muajit të bekuar Ramazan, përherë, orët mësimore të Kur’anit me kategoritë e ndryshme të nxënësve pasurohen me shtrimin e iftareve në klasa së bashku.
E veçanta e orëve në këtë muaj është se mësueset vazhdojnë bashkë me nxënës në teravi me bus dhe gjatë gjithë rrugës mbretëron atmosferë e bukur islame, me ilahi, salavate e lexim Kur’ani…
Në çdo kohë teravie, nxënësit shpërndajnë sheqerka tek xhemati me moton:
“Ti po e ëmbëlson agjërimin tënd me faljen e teravive, dhe ne po ju ëmbelsojmë me këto sheqerka!”
Sa kënaqësi të shërbesh në një gjeneratë të artë, e cila po rritet dhe edukohet në frymën e vlerave islame!